Please enter at least 3 characters.

E rrahën keq një shqiptar, tetë tifozë të Feyenoordit përfundojnë të arrestuar

2022/05/280164865_539452427619967_2902153026800476814_n.png

Tifozët e Feyenoordit e kanë rrahur brutalisht një shtetas shqiptar në mbrëmjen e së martës.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet në Shqipëri, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima është nisur direkt për në spital.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në zonë në “9-katëshëve”në kryeqytet.

Tetë tifozë të Feyenoordit janë arrestuar pasi kësaj ngjarje pasditen e sotme në Tiranë.

Siç mësohet, tifozë te skuadrës holandeze ishin në  gjendje të  dehur kur u futën në konflikt me shqiptarin.

Viktima, A.G., 46 vjeçar tashmë  gjendet jashtë  rrezikut për jetën.