E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të hynte në debat
Pas largimit nga Ferma VIP 3, Fabjola Elezaj, ka folur për herë të parë për eksperiencën, debatet brenda shtëpisë dhe raportin me Adin.
“Ferma ishte eksperiencë e bukur, disa momente ishin jo të bukura. Por më shumë kam marrë sesa kam dhënë aty. Duhet të digjesh që të jesh një yll. Unë u dogja, u poqa", tha ajo.
Fabjola foli edhe për debatet që çuan në largimin e saj nga formati, duke sqaruar se nuk e kishte personalisht me moderatoren Arbana Osmani.
“Unë në ansjë moment nuk e kam patur me Arbanën. Personit të parë që do mu drejtonte nga studio do i thoja atë fjalë. Arbana përderisa nuk është personazh brenda nuk kishte pse të hynte në debat. Sepse përfshiu miqtë e saj”, theksoi Fabjola.
E njëjta reagoi edhe ndaj Ermal Mamaqit, pas publikimit të një videoje të saj në rrjetet sociale.
“Ti merresh me një vajzë 23-vjeçare, ndërsa një gruaje tjetër që tha të njëjtën fjalë i the bravo".
Në fund, pranoi se gjendja e saj psikologjike brenda fermës kishte qenë e rënduar.
“Kam qenë shumë keq psikologjikisht. Më është dashur t’u them njerëzve ‘mos shani’. Por shyqyr që dola dhe jam shumë mirë jashtë", shtoi ndër tjerash. /Telegrafi/


