Please enter at least 3 characters.

E mposhti i vetëm Cityn, Roma kërkon transferimin e Traores

2019/10/GettyImages-1179383980.jpg
311:"MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 06: Adama Traore of Wolverhampton Wanderers celebrates after scoring his team's first goal during the Premier League match between Manchester City and Wolverhampton Wanderers at Etihad Stadium on October 06, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Adama Traore është futbollisti i javës pa pikë dyshimi në futbollin anglez.

Anësori spanjoll i vetëm e mposhti kampionin në fuqi Manchester City në Etihad Staduim.

Traore shënoi dy gola të bukur për ekipin e tij Wolverhampton për t’i shkaktuar një humbje të rëndë kampionëve në fuqi të Anglisë.

23-vjeçari që luan në pozitën e sulmuesit anësorë është bërë objektiv i gjigantit italian Roma.

Adama Traore. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

Cengiz Under mund të largohet në janar nga Giallorosët, pasi po kërkohet me ngulm nga skuadrat e mëdha si Bayern Munich, Arsenal e Tottenham Hotspur.

E kryeqytetasit italian e shohin Traoren si zëvendësuesin adekuat të Underit.

Mediat italiane kanë raportuar se Roma është gati të shpenzojë deri në 30 milionë euro për transferimin e ish-anëtarit të Barcelonës në Olimpico. /Telegrafi/