E mbështjellë me flamurin kombëtar, Dua Lipa numëron ditët për ardhjen në Prishtinë
211:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 20: (EDITORIAL USE ONLY) Dua Lipa in the winners room during The BRIT Awards 2019 held at The O2 Arena on February 20, 2019 in London, England. (Photo by Stuart C. Wilson/Getty Images)

12:"Getty Images
21/07/2019
Artistja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, edhe këtë vit do të vijë në Kosovë.
Ajo do të jetë prezente në Prishtinë për të ndjekur nga afër edicionin e dytë të festivalit "Sunny Hill", të cilin e organizon babai i saj, Dukagjin Lipa.
Duka duket shumë e entuziazmuar për ardhjen në Kosovë, teksa ka filluar t'i numërojë ditët deri në ditën e kthimit në vendlindje.
Së fundmi, ajo publikoi në InstaStory një fotografi të realizuar me nënën e saj, Anesën, vitin e kaluar në "Sunny Hill".
Dua shfaqet e mbuluar me flamurin kombëtar, teksa shkruan në mbishkrimin e saj që vetëm edye dy javë kanë ngelur nga tri netët e festivalit "Sunny Hill".
“Më pak se dy javë deri në fillimin e Sunny Hill Festival”, kanë qenë fjalët e Dua Lipës në InstaStory. /Telegrafi/


