E kryer, Darwin Nunez do të kalojë të Liverpooli
Drejtuesit e Liverpool kanë qenë të angazhuar në ditët e fundit, duke arritur vetëm sot ta mbyllin marrëveshjen për sulmuesin e Benficas, Darëin Nunez.
Sulmuesi uruguaian realizoi 34 gola në 39 paraqitje në këtë sezon, ndërsa dy prej tyre ia shënoi Liverpoolit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Ishte pikërisht ajo ndeshje që vulosi të ardhmen e 22-vjeçarit, i cili do të jetë nën urdhrat e trajnerit Jurgen Klopp.
Shumë media, përfshirë edhe gazetarin e njohur Fabrizio Romano e bëjnë të kryer akord mes palëve.
Benfica është bindur për ta lënë të lirë “xhevahirin” e saj për shumën e 80 milionë eurove, plus 20 të tjera që do të vijnë në formën e bonuseve.
Lojtari pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me një pagë prej 6 milionë euro në sezon. /Telegrafi/


