Please enter at least 3 characters.

E konfirmuar: Kjo është gjendja e Rashicës, mësoni a do të luajë ndaj Kroacisë

2016/09/capture-20160925-231747.jpg

Milot Rashica ka lëshuar para kohe ndeshjen e Vitteses ndaj Twentes.

Menjëherë në media doli lajmi se ylli nga Vushtrria do të mungojë së paku dy javë dhe kështu do të humbet ndeshjen me Përfaqësuesen e Kosovës ndaj Kroacisë.

Por, e gjitha kjo është mohuar nga trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti.

Ai në emisionin 'Koha Shtesë' të SuperSport Kosova ka bërë të ditur se ka folur me Rashicën dhe anësori i ka bërë të ditur se lëndimi nuk është serioz dhe se ai do të jetë i gatshëm për Kosovën. /Telegrafi/