Please enter at least 3 characters.

E kishin marrë për një shëtitje, e kuptuan se diçka nuk ishte në rregull - momenti kur një Cadillac përfshihet nga flakët (Video)

2019/03/Screenshot_8-7.jpg

Ky është momenti tronditës një Cadillac u përfshi nga flakët dhe lëvizte pa kontroll, para se të përplasej në një oborr aty afër.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në pamjet e kapura në Chattanooga, Tennessee, dy miq të cilët supozohet se morën veturën për një shëtitje vunë re tymin që po dilte nga pjesa e përparme.

Kështu, ata u larguan me shpejtësi prej saj, para se të përfshihej nga flakët.

Pas kësaj, Departamenti i zjarrit arriti dhe ndaluan zjarrin.

Është bërë e ditur se makina përfundoi duke u rrokullisur në oborrin e një fqinji me dëmtim minimal të pronës, por makina u shkatërrua plotësisht. /Telegrafi/