Please enter at least 3 characters.

E gjithë bota po flet për Upamecanon pas paraqitjes brilante ndaj Atleticos, ylli i ri francez lavdërohet nga legjendat e futbollit

2020/08/GettyImages-1266158376.jpg
328:"LISBON, PORTUGAL - AUGUST 13: Dayot Upamecano of RB Leipzig is challenged by Marcos Llorente of Atletico de Madrid during the UEFA Champions League Quarter Final match between RB Leipzig and Club Atletico de Madrid at Estadio Jose Alvalade on August 13, 2020 in Lisbon, Portugal. (Photo by Miguel A. Lopes/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images

RB Leipzig është përkujdesur për befasinë më të këndshme të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjermane arriti ta eliminojë në çerekfinale Atletico Madridin, ekip që shihej ndër favoritët për të triumfuar në këtë garë.

Leipzig triumfoi me rezultat 2-1, por ajo që ra në sy padyshim se ishte paraqitja brilante e mbrojtësit francez Dayot Upamecano.

Dayot Upamecano gjatë një dueli të fituar me Diego Costan. (Photo by Miguel A. Lopes/Pool via Getty Images)

Edhe pse nuk shënoi apo asistoi, francezi ishte i pakalueshëm në mbrojtje dhe në fund të ndeshjes mori edhe çmimin si lojtari më i mirë në fushë.

21-vjeçari ishte tmerr për sulmuesit e Atletico Madrid si Diego Costa, Marcos Llorente apo Alvaro Morata.

Qendërmbrojtësi francez pas ndeshjes ka marrë vëmendjen e gjithë futbolldashësve teksa nuk kanë munguar lëvdatat edhe nga legjenda të futbollit.

“Lojtar i ri i shkëlqyer”, shkroi legjenda portugeze Luis Figo për paraqitjen e francezit.

"Koka dhe super e tij mbi çdo lojtarë tjetër në fushë", ishte shkrimi i legjendës angleze Gary Lineker.

Lëvdata të tjera për francezin patën edhe ish-futbollistët tjerë si Rio Ferdinand, Javier Mascherano, Peter Crouch apo Jermaine Jenas.

Upamecano u kërkua nga skuadrat e mëdha si Arsenal, Bayern Munich, Real Madrid e Chelsea, por ai vendosi ta vazhdoj kontratën me Leipzig deri në verën e vitit 2023. /Telegrafi/