Please enter at least 3 characters.

E gjitha që ngjau në ndeshjen Itali - Shqipëri (2-0)

2017/03/GettyImages-657417346-e1490389750377.jpg
212:"PALERMO, ITALY - MARCH 24: A general view during the FIFA 2018 World Cup Qualifier between Italy and Albania at Renzo Barbera stadium on March 24, 2017 in Palermo, Italy. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)
12:"Getty Images

Shqipëria kërkon t’i mbajë shpresat gjallë në ndeshjen me Italinë që zhvillohet në Palermo. Kuqezinjtë pas katër ndeshjes kanë gjashtë pikë, duke fituar me Maqedoninë dhe Lihtenshtajnin. Humbjet të dyja kanë ardhur në Loro Boriçi nga Spanja dhe Izraeli. Ndeshja në Palermo ka befasuar italianët pasi numri i tifozëve kuqezi është mjaftë i madh.

24/03/2017 22:45

90' Mbyllet ndeshja.

24/03/2017 22:41

85' Basha gjuan, por shumë larg portës.

24/03/2017 22:26-Italia ngrit epërsinë me Immobilen (Video)

71’ Pas një harkimi nga e djathta në zonë më së miri u gjend Ciro Immobile që me kokë shënoi për 2-0.

https://twitter.com/IFTVXtra/status/845386210914816000

24/03/2017 22:19

65' Bopnucci gjuan jashtë.

64' Përsëri Candreva sprovon Strkoshën pas një gabimi të Agollit, por mbron portieri.

(Getty Images)

24/03/2017 22:15

60' Candreva gjuan nga 25 metra, Strakosha mbron.

24/03/2017 22:10-Rifillon ndeshja

58' Gjyqtari kthen në fushë lojtarët, pritet të rifillojë ndeshja.

24/03/2017 22:06-Ndërpritet ndeshja Itali – Shqipëri (Foto)

57' Ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë është ndërpretë për disa çaste.

Krejt kjo pasi fishekzjarrët e shumta kanë pushtuar fushën.

Gjyqtari ka dërguar lojtarët në dhomat e zhveshjes. /Telegrafi/

24/03/2017 21:50

46' Fillon pjesa e dytë.

24/03/2017 21:32-Mbyllet pjesa e parë

45' Mbyllet pjesa e parë. Shqipëria pas golit kishte disa raste të organizuara mirë.

24/03/2017 21:31

43' Aksion i bukur i Shqipërisë, Roshi gjuan mbi portë.

24/03/2017 21:29

42' Belotti gjuan fuqishëm, Strakosha mbron bukur.

41' Roshi ngatërrohet me topin dhe nuk arrin ta harkojë në zonë.

24/03/2017 21:23-Festa e italianëve pas golit të shënuar nga De Rossi

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

24/03/2017 21:19

27' Belotti gjuan me kokë, por jashtë portës.

24/03/2017 21:10

22' Roshi gjuan nga një pozitë e volitshme, por drejtë në duart e Buffon.

24/03/2017 21:06

19' Shqipëria provon të kthehet në lojë. Hysaj harkon në zonë, por Buffon pret.

24/03/2017 21:03

17' Insigne harkon në zonë, por Strakosha në vend.

24/03/2017 20:59-Italia kalon në epërsi

GOL 13' Italia kalon në epërsi 1-0 me golin e De Rossit nga pika e bardhë.

24/03/2017 20:57-Penallti për Italinë

10' Basha pengon në zonë Belottin. Penalti për Italinë.

24/03/2017 20:49

4' Odise Roshi rrezikon nga 20 metra, por topi jashtë.

1' Fillon ndeshja.

24/03/2017 20:43-Skuadrat në fushë, këndohen himnet

Të dy skuadrat kanë dalë në fushë dhe himnet janë duke u intonuar.

24/03/2017 20:40-Rreth 5 mijë tifozë shqiptarë në Renzo Barbera të Palermos

Parashikohet që në këtë sfidë mjaft delikate për të dyja skuadrat, në stadiumin e Palermos të jenë rreth 5 mijë tifozë kuqezinj, një pjesë e tyre arbëreshë.

Para ndeshjes një përshëndetje e ngrohtë e Belottit me De Biasin e Ajetin.

De Biasi, Ajeti e Belotti/Getty Images)

24/03/2017 20:23-Gjithçka rreth ndeshjes Kosovë - Islandë

Përveç ndeshjes Itali -Shqipëri zhvillohet edhe ndeshja Kosovë-Islandë

24/03/2017 19:56-Itali – Shqipëri, formacionet zyrtare

Gianni de Biasi portën ia ka besuar Thomas Strakoshës, ndërsa në mbrojtje Ajeti, Veseli, Kukeli, Hysaj e Agolli.

Suli i besohet Cikalleshit

Italia luan me Buffon në portë e Immobiles e Belottit.

Itali: Buffon, De Sciglio, Candreva, Insigne, Belotti, Verratti, Immobile, Barzagli, De Rossi, Bonucci, Zappacosta.

Shqipëri: Strakosha, Lila, Hysaj, Veseli, Agolli, Basha, Memushaj, Kukeli, Cikalleshi, Ajeti, Roshi.

24/03/2017 19:36-Kështu u pritën lojtarët shqiptarë në stadium (Video)

Lojtarët e Kombëtares shqiptare tashmë gjende në ambientet e stadiumit Renzo Barbera.

Disa nga tifozët e shumtë shqiptarë kanë zënë vendet në stadium.

Azzurri in Ermanno Scervino @ermannoscervino #ermannoscervino

A post shared by Paola Bottelli (@paolabottelli) on

24/03/2017 19:31-Skuadrat testojnë fillimisht fushën

Skuadra shqiptare ka arritur në stadium pak pas orës 19:00. Ka pasur vështirësi të hyjë brenda ambienteve, pasi që tifozët e shumtë shqiptarë ishin afër autobusit.

Skuadrat në fushë për nxehjen. E para hyn Italia.

24/03/2017 19:21-Shqipëri dhe Kosovë luajnë sot, Cana uron me përqafimin e Rrahmanit dhe Mavrajt

Lorik Cana ka bërë sot një urim të veçantë në faqen e tij zyrtare në instagram për dy përfaqësueset.

Kosovën dhe Shqipërinë të cilat respektivisht luajnë përball Islandës dhe Italisë.

Të dy kombëtaret do të kenë sot një përballje të fortë dhe vendimtare, “Një urim përfaqësueses së Kosovës Dardane dhe Kombëtares së Shqiptarëve për sfidat sonte”, shkruan Lorik Cana.

24/03/2017 19:16-Ky është tifozi më i veçantë i kombëtares së Shqipërisë, afrikani që përkrah kuqezinjtë (Video)

Tifozët e kombëtares së Shqipërisë janë duke festuar nëpër rrugët e Palermos tani disa orë para ndeshjes me Italinë.

Mes tyre ndodhet edhe një tifoz i veçantë sa i përket Kombëtares Shqiptare. Ai është një tifoz i ardhur nga Afrika, i cili ka përshëndetur me një gjuhë të pakuptueshme. Lexo më shumë...

https://www.dailymotion.com/video/x5g1gui_tifozi-me-i-vecante_news

24/03/2017 19:14-Formacionet e mundshme të Shqipërisë dhe Italisë (Foto)

Shqipëria do të zhvillojë sonte edhe një ndeshje të kualifikueseve të botërorit Rusia 2018.

Kombëtarja shqiptare do të takohet me rivalët italianë në qytetin e Palermos. Lexo më shumë...

24/03/2017 19:10-Berisha flet për ndeshjen me Italinë dhe portierin që do ta ruajë portën

Porta e kombëtares ka një titullar dhe ai është Etrit Berisha, për këtë janë thuajse të gjithë të sigurt.

Por që pas kartonit të kuq me Izraelin ka lindur diskutimi se kush duhet të jetë numri dy mes Thomas Strakoshës dhe Alban Hoxhës.Lexo më shumë...

24/03/2017 19:08-Shakohoxha i rrethuar nga Tifozët Kuq e Zi

Shqiptarët nuk kanë kursyer intervistat për televizione shqiptare. Në Palmero numër i konsiderueshëm i tyre.

24/03/2017 19:02-Tifozët shqiptarë janë afër stadiumit

Tifozët janë gati për t’u futur në stadium, por dyert e “Renzo Barbera”-s nuk janë hapur ende. Janë afro dy mijë kuqezinj që presin te portat.