Please enter at least 3 characters.

E ëma vendosi një kamerë në shtëpi, u shokua kur pa se si dadoja e trajtonte fëmijën e saj! (Video)

2017/09/baby11.png

Një dado është arrestuar për tentativë vrasje dhe akuza të tjera, pasi ajo ishte filmuar duke abuzuar fizikisht me një vajzë të vogël, për të cilën kujdesej.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Nicoline Hoëses (38) e cila është arrestuar javën e kaluar dhe është paraqitur para gjykatësve.

Rasti i saj u shty për 2 tetor, dhe u urdhërua që ajo duhet të mbetet në paraburgim policor në ndërkohë.

Hoëses u arrestua pasi nëna e një vajze nëntë muajsh, e cila ishte në kujdesin e saj publikoi një regjistrim vizual i cili thuhet se tregon Hoëses duke abuzuar fizikisht me fëmijën e saj.

Nëna, Annemarie Theron, kishte vendosur një kamera në shtëpinë e saj për të regjistruar çfarë ndodhte aty, si pasojë e dyshimeve, pasi ajo kishte vërejtur lëndime të dyshimta në trupin e vajzës së saj. /Telegrafi/