Please enter at least 3 characters.

E diela me reshje shiu të shoqëruara me fjolla bore

2021/04/Moti-me-bore-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg
14:"Ridvan Slivova

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas institutit, të dielën parashihet të bie borë në viset e larta malore, ndërsa në viset e ulëta reshje shiu të shoqëruara me fjolla bore.

Shtresa të borës parashihen vetëm në viset e larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/