Please enter at least 3 characters.

E dashura e Brad Pitt, Nicole Poturalski duket e mrekullueshme në pozat e reja

2020/09/nico.potur_118822627_1414217948773902_3963588906334403909_n-e1599481129362.jpg

Aktori i njohur, Brad Pitt, kohëve të fundit është përfolur shumë për lidhjen e re që ka filluar.

Bëhet fjalë për modelen Nicole Poturalski, për të cilën thuhet se është e martuar dhe ka një fëmijë, shkruan Daily Mail.

27-vjeçarja pas komentimeve ka arritur të popullarizohet edhe më shumë, teksa po mban fansat e azhurnuar.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Nicole është shfaqur e mrekullueshme përmes një veshje që i theksonte linjat trupore.

Kësaj radhe ajo ishte pa makijazh, ndërsa flokët natyrale kishte vendosur ti linte të lira mbi supe.

Një shpërndarje e tillë vjen pasi në Mirror është folur se Angelina Jolie është ‘e tërbuar’, pasi Brad e dërgoi të dashurën në vendin ku ishin martuar.

Gjatë ditëve të fundit të muajit gusht, Nicole dhe Brad janë parë në Cheteau Miraval në Francë, vend tejet luksoz e të njohur për verëra. /Telegrafi/