Please enter at least 3 characters.

E dashura e Anthony Kiedis nga Red Hot Chili Peppers thyen heshtjen për lidhjen me diferencë 33-vjeçare

Eileen Kelly, e dashura e vokalistit të Red Hot Chili Peppers, Anthony Kiedis, ka folur hapur për lidhjen e saj me diferencë moshe prej 33 vitesh.

Shkrimtarja 30-vjeçare ka ndarë një ese për Vogue, ku trajton marrëdhënien me partnerin e saj shumë më të madh në moshë, duke theksuar se kjo është hera e parë që del me dikë me një diferencë kaq të madhe.

Edhe pse nuk e përmend drejtpërdrejt Kiedis në shkrim, ajo ka treguar se janë njohur në një festë të një miku të përbashkët dhe janë lidhur përmes interesave të përbashkëta, përfshirë Hawaiin, ku ai ka një shtëpi, shkruan DailyMail.

Ajo ka folur edhe për komentet që merr në publik për diferencën e moshës, duke thënë se shpesh ngatërrohet me vajzën e tij, gjë që e konsideron të sikletshme.

Në esenë e saj, Kelly thekson se marrëdhënia e tyre është e bazuar në respekt dhe pavarësi, duke shtuar se secili ka jetën dhe karrierën e vet, pa varësi financiare apo emocionale.

Ajo gjithashtu ka kritikuar paragjykimet ndaj marrëdhënieve me diferencë moshe, duke thënë se lidhja mes dy njerëzve mund të jetë reale pavarësisht brezave të ndryshëm. /Telegrafi/