Dzeko: Mund ta befasojmë Barcën
Barcelona është më afër çerekfinales pasi në takimin e parë të zhvilluar në Angli ka fituar me rezultat 2 me 1.
Teksa e pranon se City do ta ketë shumë të vështirë kualifikimin, Dzeko beson se kampioni i Anglisë ka akoma gjasa, transmeton ‘koha.net’.
“Takimi i parë ndaj Barcelonës ishte shumë i rëndësishëm. Provuam të mos mposhtemi në shtëpi, por nuk ishim të mirë sa duhet, sidomos në pjesën e parë. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë, shënuam dhe patën disa raste për golin e dytë. Tani duam ta befasojmë Barcelonën. Do të jetë ngushtë deri në fund: duam të luajmë më mirë se në ndeshjen e parë dhe mbetet të shihet nëse do të na mjaftojë që të kalojmë tutje”, ka thënë Dzeko.
City thuajse ka shuar gjasat për titullin e Premier Ligës pas humbjes 1 me 0 nga Burnley në fundjavë. /Telegrafi/


