Please enter at least 3 characters.

Dyshohet se afaristi Sead Koçan ka ikur nga Maqedonia

2017/03/Sead-Kocan.jpg

Sipas Tv Telma, afaristi Sead Koçan, ndaj të cilit Gjykata Penale ka lëshuar fletarrest dhe kërkohet nga policia, mbrëmë e ka lëshuar Maqedoninë.

Ai është i dyshuari kryesor në lëndën ''Trust'' të PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni. Koçan akuzohet se ka falsifikuar dokumentacione të firmës së tij ''Transmet'' për të fituar tenderë milionësh nga SHA Elem.

Vlera e përgjithshme e përfituar konsiderohet në mbi 17 milionë euro./Telegrafi/