Dyfishohet epërsia e Interit përballë Juventusit - Barella me gol fantastik
17/01/2021
Interi ka realizuar edhe golin e dytë ndaj Juventusit.
Nerazzurët dhe Zonja e Vjetër po përballen në kuadër të javës së 18-të në derbin e njohur si Derby d'Italia.
Goli i parë u shënua nga Arturo Vidali, që u asistua nga Nicolo Barella në minutën e 13-të.
Ndërsa tani, Barella është futur në listën e realizatorëve me golin e shënuar në atë të 52-në.
Mesfushori italian deri më tani në këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka bërë pesë asistime. /Telegrafi/


