Please enter at least 3 characters.

Dy vite e gjysmë burg dhe gjashtë mijë euro gjobë për të akuzuarin për tri vepra penale

2022/12/GJykata-Themelore-Prishtine-scaled-1-1-696x522-1-e1670338311176.jpg

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit E.C për veprat penale, Legalizim i përmbajtjes se rreme, Mashtrimi dhe Falsifikimi i dokumentit.

I akuzuari E.C  është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në vlerë prej 6.000 (gjashtë mijë) euro për këto vepra.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.