Please enter at least 3 characters.

Dy trupa tjerë të pajetë nxirren nga rrënojat, viktimat janë nënë e bir

2019/11/741-32.jpg

Po vazhdon të rritet numri i viktimave nga tërmeti që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm rreth orës 03:54, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.

"BallkanWeb" raporton nga Thumana se ekipet e shpëtimit sapo kanë nxjerrë nga rrënojat dy trupa të tjerë të pajetë, duke e çuar numrin e viktimave në 20.

Pamjet tregojnë momentin e nxjerrjes së trupave të pajetë nga rrënojat, të cilët janë anëtarë të së njëjtës familje, përkatësisht nënë e bir.