Please enter at least 3 characters.

Dy të vdekur dhe shtatë të lënduar në një aksident në rrugën Koçani - Shtip

2023/07/aksident-policia-MK.jpg

Sot (14.02.2024) në ora 12:26, ​​në rrugën Koçan - Shtip në afërsi të fshatit Çeshinovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri veturave.

Mjeku i ndihmës së shpejtë në vendin e aksidentit ka konstatuar vdekjen e dy personave, ndërsa 7 persona kanë mbetur të lënduar. Njëri nga të lënduarit është dërguar në Spitalin klinik të Shtipit, ndërsa gjashtë të tjerët në Spitalin e Koçanit.

"Këqyrja e vendit të aksidentit në prani të prokurorit publik është kryer nga ekipi inspektues i DPB Koçan./Telegrafi/