Please enter at least 3 characters.

Dy të rinj nga Lezha, me lajme të rrejshme ndikonin në zgjedhjet në Itali

2017/12/Fake.jpg

Gazeta prestigjioze italiane “La Repubblica”, me 500 mijë kopje të shitura çdo ditë, ka botuar një investigim me titull: “Kështu financohet fabrika e “Fake News” (lajmeve të rreme)” të gazetarëve Carlo Bonini dhe Giuliano Foschini.

Nëntitulli i shkrimit është interesant: “Tregtarë publiciteti, start-up dhe një kompani ruse”.

Gazetarët flasin për një fabrikë me mijëra IP-interneti, që prej dy vitesh hedh helm online, duke toksikuar rrjetet sociale dhe debatin politike përmes ndikimit në fushatën elektorale.

Gazetarët italianë në investigimin te IP-ve në tre shtete, në Angli, Shqipëri dhe Rusi, kanë gjurmuar aktivistët e lajmeve të rreme në gjuhën italiane. Në Shqipëri kanë mbërritur të identifikojnë dy djem në Lezhë që kishin hapur disa portale në gjuhën italiane me qëllim nxjerrjen e lajmeve të rreme, marrjen e reklamave nga kompani dhe shtete të ndryshme, për të ndikuar në fushatën zgjedhore në Itali.

Ata kishin në pronësi domenet e Tutto24.info dhe Ilmondoit.info.