Please enter at least 3 characters.

Dy të lënduar nga aksidenti në Pejë, vetura përfundon në lumin e qytetit

2024/04/437482663_869417355211988_5465152735177897606_n-e1713858329807.jpg

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.

"Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar për një aksident trafiku, ku të përfshira janë dy vetura. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore", tha ai.

Si pasojë e aksidentit, njëra nga vetura ka përfunduar duke rënë në lumin e qytetit./Telegrafi/