Dy tanke ruse digjen në pak sekonda nga artileria ukrainase
14:"Arigona Bytyci
22/04/2023
Forcat ukrainase kanë shkatërruar me artileri dy tanke ruse të cilat ishin në një fushë të hapur.
Pamjet e publikuara nga Ukraina, të kapura me dron, tregojnë momentin kur këto dy tanke goditen së paku dy herë, derisa tym i dendur rrjedh nga dy pajisjet, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet, por luftimet më të ashpra kanë ndodhur në qytetin Bakhmut prej se ka filluar pushtimi rus.
Këto goditje siç shihet në këto pamje ndodhën prej së largu, derisa droni lart incizonte pozicionin e tyre. /Telegrafi/


