Please enter at least 3 characters.

Dy raste të hetimit të vdekjes në Prizren, trupat dërgohen për obduksion

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të hetimit të vdekjes, të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Komunës së Prizrenit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti i parë është raportuar më 15 janar 2026, rreth orës 01:00, në rrugën “Hajdar Shala”, ku një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në rrugë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e obduksionit.

Rasti i dytë është raportuar po ashtu më 15 janar 2026, rreth orës 14:27, në rrugën “Hafiz Ismajl Haki”.

Sipas Policisë, një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet lidhur me shkaqet e vdekjes në të dy rastet janë duke vazhduar. /Telegrafi/