Please enter at least 3 characters.

Dy net koncerte në Tiranë, Yll Limani: Ende po i jetoj emocionet, nuk do t’i harroj kurrë

Foto: Instagram

Pas dy netëve të mbushura me emocione, muzikë dhe mijëra fansa, Yll Limani, ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke falënderuar publikun që e mbështeti në koncertet e tij në Tiranë.

Artisti ndau me ndjekësit emocionet që po vazhdon t’i përjetojë edhe pas përfundimit të koncerteve, duke i cilësuar ato si dy net që nuk do t’i harrojë kurrë.

“Hala jom tu i jetu emocionet e dy neteve n’Tirane. Shqipni, faleminderit për dashninë që ma dhatë. Janë dy net që s’kom me i harru kurrë. Faleminderit secilit që keni ardhë e keni knu bashkë me mu”, shkroi ai.

Foto: Instagram

Në postimin e tij, Ylli u shpreh mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që merr nga publiku, duke theksuar se energjia, koha dhe besimi i fansave janë arsyeja që e motivojnë të vazhdojë rrugëtimin e tij artistik.

“30.000 herë faleminderit. Për kohën, energjinë, besimin dhe dashninë që ma jepni vazhdimisht”, vijoi këngëtari.

Ai shtoi se shpeshherë emocionet e momentit janë aq të forta, sa nuk e kupton menjëherë sa shumë dashuri dhe mbështetje ka përreth.

“Kanihere je aq i përfshim prej momentit sa s’e kupton sa shumë dashni ki rreth vetes. Deri herën tjetër! Ju du shuuuuume”, përfundoi ai.

Dy koncertet në Tiranë shënuan një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e Limanit, duke konfirmuar edhe një herë popullaritetin e tij të madh dhe lidhjen e veçantë që ka krijuar me publikun shqiptar ndër vite. /Telegrafi/