Please enter at least 3 characters.

Dy golat e Messit nuk e shpëtojnë Barcelonën nga barazimi me Eibarin

2019/05/messi-2.jpg
267:"EIBAR, SPAIN - MAY 19: Lionel Messi of FC Barcelona scores a goal against Marko Dmitrovic of Eibar during the La Liga match between SD Eibar and FC Barcelona at Ipurua Municipal Stadium on May 19, 2019 in Eibar, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona e ka mbyllur sezonin 2019/2019 në La Liga me barazim, pasi i ka ndarë pikët me Eibarin (2-2).

Marc Cucurella e ka kaloi në epërsi Eibarin në minutën e 20-të, por epërsia e tyre nuk zgjati shumë. Lionel Messi ishte tejet i disponuar për lojë, duke arritur që ta barazonte, por edhe ta përmbyste rezultatin.

Golin e parë për skuadrën katalunase, superylli argjentinas e shënoi në minutën e 31-të, ndërsa një minutë më vonë e ka përmbysi rezultatin.

Eibar vs Barcelona (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Por, kur u mendua se Barcelona po shkonte në pushimin e pjesës së parë me epërsi, Eibari i barazoi shifrat me anë të Pablo De Blasis (45’).

Në pjesën e dytë nuk munguan rastet nga të dyja anët, por në fund skuadrat i ndanë pikët në ndeshjen e tyre të fundit për këtë sezon.

Barcelona e kishte fituar titullin e La Ligas xhiro më parë, ndërsa këtë sezon e mbylli me 87 pikë të grumbulluara, nëntë më shumë se Atletico Madridi, që përfundoi në vendin e dytë. /Telegrafi/