Dunga: Nuk jemi të varur nga Neymar
22/06/2015
Ylli dhe kapiteni Neymar nuk mund t’i ndihmojë Brazilit në Kupën e Amerikës për shkak të dënimit, por trajneri Carlos Dunga është i bindur se Brazili nuk varet nga Neymar.
“Neve na vjen keq se Neymar nuk do të jetë më pjesë e jona, por mund ta them me bindje se ekipi ynë nuk varet vetëm nga një futbollist”, tha Dunga.
Brazili në ndeshjen e fundit ndaj Venezuelës shënoi fitore të merituar me rezultat 2-1, ndërsa ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Paraguait. /Telegrafi/


