Please enter at least 3 characters.

Dumoshi pyet Komunën e Prishtinës: Ku jeni? (Foto)

2016/06/vlora-dumoshi.jpg

Ansambleistja e LDK-së në Komunën e Prishtinës, Vlora Dumoshi, ka publikuar disa fotografi ku shihet djegia dhe mos pastrimi i mbeturinave në disa zona të Prishtinës.

Në rrjetin social Facebook, Dumoshi ka publikuar fotografi afër Shkollës “Gjergj Fishta” dhe në Lagjen Dardania, ku shihet mos pastrimi i mbeturinave dhe djegia e tyre në pikë të ditës, transmeton Telegrafi.

Këto fotografi, Dumoshi i shoqëron me pyetjen drejtuar Komunës së Prishtinës: "Ku jeni???" /Telegrafi/