Please enter at least 3 characters.

Duke dërguar porosinë e ushqimit në Ferizaj, nën kërcënimin e thikës ia marrin 45 euro dhe ushqimin

2017/01/thike.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të grabitjes në Ferizaj.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një person ka raportuar se derisa ishte dërguar porosi ushqimi në lokacionin e caktuar, me të arritur në lokacion dy të dyshuar nën kërcënimin e thikës i kanë marrë ushqimin dhe  45 euro

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Ferizaj, në ora 21:30.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/