Please enter at least 3 characters.

"Dukat" e Capital T arrin tre milionë klikime për tri ditë

2022/07/kaooo.png

“Dukat” mban titullin kënga e re e artistit Capital T, që e solli vetëm tri ditë më parë.

Ky projekt është pëlqyer në masë të madhe nga publiku dhe vetëm për një kohë të shkurtër kaloi shifrën e tre milionë klikimeve në platformën YouTube.

Kënga verore, me plot ritëm e shumëngjyrëshe tashmë po shpërndahet gjithandej.

“ Tre milionë për tri ditë, Dukat”, ka shkruar artisti krahas një pjesë të shkurtër të hedhur në Instagram.

Krahas Capital T, një sërë këngësh e bashkëpunimesh janë publikuar gjatë kësaj kohe.

Një të tillë mbrëmë e sollën edhe këngëtarët e njohur, Butrint Imeri dhe Orhidea Latifi – Kida.

Artistët shqiptarë këtë sezon po vazhdojnë të jenë shumë të angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/