Dukagjini synon ta vazhdoj serinë pozitive ndaj Prishtinës së Re, formacionet zyrtare
Prishtina e Re dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Kryeqytetasit janë nikoqir të klinasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i drejtuar nga Qëndrim Kida ka ngritur formën në ndeshjet e fundit dhe synon të marrë pikë nga kjo ndeshje si vendas.
Në anën tjetër, ekipi i Ndue Pergjokajt është skuadra më në formë në kampionat me tri fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit, kështu që synon një rezultat tjetër pozitiv për të qëndruar në pjesën e epërme të tabelës.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Prishtina e Re: Smakiqi; Zeqiri, Rudaj, Prençi, Behrami; Dadet, Doukoure; Dobratiqi, Baholli, Fazliu; Berisha;
Dukagjini: Lekaj; Shaqiri, Xhemajli, Iseni, Bardhoku; Gashi, Pefqeli; Syla, Zulfiji, Isufi; Mërlaku;
/Telegrafi/


