Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë së fundmi një intervistë për median italiane TvPlay, ku ka folur për kualifikimin e ekipit Kombëtar në finalet e Euro 2024, skuadrën kuqezi, teksa është ndalur edhe te dy nga futbollistët e Kombëtares, Nedim Bajram dhe Armando Broja.

Ndër të tjera, Presidenti Duka ka komentuar edhe përballjen e veçantë me Italinë dhe shpreson që Shqipëria dhe axurrët do të kalojnë së bashku në fazën e 1/16-ve.

EURO 2024” – Për ne është krenari të jemi në EURO 2024 për këtë event madhor. Do të përballemi me tre ekipe shumë të forta si Italia, Kroacia dhe Spanja. Edhe ne jemi një skuadër e mirë, sepse kemi bërë një rrugëtim të bukur përgjatë kualifikueseve.