Please enter at least 3 characters.

"Duhet të mbetemi të përulur, prandaj kjo humbje është e mirë" - Al-Khelaifi flet pas finales

423:"Paris Saint Germain's Qatari president Nasser al-Khelaifi (R) greets Paris Saint-Germain's French midfielder #14 Desire Doue during the award ceremony at the end of the FIFA Club World Cup 2025 final football match between England's Chelsea and France's Paris Saint-Germain at the MetLife Stadium in East Rutherford, New Jersey on July 13, 2025.,Image: 1021694520, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no

Chelsea ka fituar Kupën e Botës për Klube FIFA 2025, duke mposhtur Paris Saint-Germainin me rezultat bindës 3-0 në finalen e zhvilluar në stadiumin Giants në New Jersey.

Cole Palmer ishte heroi i ndeshjes me dy gola të shpejtë në minutat 22’ dhe 30’, ndërsa Joao Pedro vulosi rezultatin përfundimtar në minutën e 43-të.

Përkundër kësaj humbjeje në finale, PSG nuk ka ndonjë keqardhje të madhe. Presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi, u shpreh krenar për atë që skuadra arriti gjatë këtij sezoni.

“Jemi shumë krenarë! Ajo që kemi bërë këtë sezon është madhështore. Është e vërtetë që humbëm finalen e Kupës së Botës, por ky është futbolli. Jam krenar për ekipin tim. Kjo humbje është e mirë për ne sepse duhet të qëndrojmë të përulur”, u shpreh ai pas ndeshjes.

Pavarësisht kësaj disfate, PSG e përfundon sezonin më të suksesshëm në historinë e klubit, duke fituar Ligue 1, Kupën e Francës dhe Ligën e Kampionëve, përpara se të arrinte deri në finalen e Kupës së Botës për Klube. /Telegrafi/