Ai në RTV Dukagjini, tha se Serbia është bërë “oazë mbijetese” për personat që kanë probleme me ligjin.
“Ai ka qenë një njeri i jashtëligjshëm, i ndjekur dhe target për t’u arrestuar. Mundësia që ky ka qenë në Serbi, po na dëshmon që Serbia është strehë e të kërkuarve nga drejtësia. Ndonëse i doli prej dore situata, s’do mend që është një shtet që strehon të kërkuarit nga drejtësia, qoftë shqiptar e serb".


