Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa niset drejt Parisit, por pa pasaportë

2018/04/Dua-e1522783195233.jpg
154:"*** EDITORIAL USE ONLY IN RELATION TO THE BRIT AWARDS 2018*** attends The BRIT Awards 2018 held at The O2 Arena on February 21, 2018 in London, England.
13:"John Phillips

Para nisjes për në një udhëtim jashtë vendit, gjëja më e rëndësishme që duhet bërë është të sigurohesh nëse pasaportën e ke me vete.

E një gjë të tillë, duket se nuk e ka bërë këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, gjatë nisjes për në aeroport, ku më pas do të fluturonte për në Paris.

Ajo ka shkuar deri në aeroport, duke harruar kështu dokumentin më të rëndësishëm, pa të cilin nuk mund të lëvizë.

Në një fotografi të hedhur në InstaStory, Dua shfaqet me një pamje prej klouni, teksa shkruante në mbishkrimin e fotografisë se është ndjerë si kloun i vërtetë, kur është dashur ta dorëzojë pasaportën, dhe nuk e ka pasur me vete.

Dua ka treguar se është ndjerë e turpëruar, derisa priste dikë për t'ia sjellë pasaportën.

Përndryshe, ajo sapo është kthyer nga turneu i saj i koncerteve në Australi, dhe pritet që të premten të publikojë bashkëpunimin e saj më të ri me Calvin Harris. /Telegrafi/