Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa në Prishtinë: Ëndrra po më bëhet realitet me Sunny Hill Academy

2019/08/67701256_1507262332732368_2923304069080547328_n-e1564738831835.jpg

Disa prej artistëve botëror kanë arritur në Prishtinë, ku do të perfomojnë në kuadër të "Sunny Hill Festival".

Një prej tyre është këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, e cila gjatë ditës së djeshme ka ardhur vendlindje e shoqëruar me të dashurin e ri, Anwar Hadid.

Bukuroshja jonë ka dhënë një intervistë para nisjes së festivalit, organizator i së cilit është baba i zeshkanes, Dukagjin Lipa.

Ajo ka pohuar se ndihet e lumtur dhe krenare që po mund të ndihmojë të rinjtë e vendit të saj, ku ka talente të shumta.

"Faleminderit që po na jepni ndihmesë që të bëjmë festivalin në Prishtinë. "Sunny Hill Academy" ka qenë një ëndërr e madhe që të rinjtë të vijnë në shprehje talentin e tyre dhe kjo do të jetë një bazë për t'u jap mundësi atyre. Tash po e shoh që po bëhet realitet dhe ndihem krenare. Ne kemi ëndërruar gjëra të mëdha. Ky është projekt i madh", ka pohuar ajo.

Kujtojmë se 23-vjeçarja ka zgjedhur që të këtë vit të mos të paraqitet në skenë duke zgjedhur që të jetë vetëm si mysafire dhe do ta përcjell si fanse koncertet e kolegëve.

Ndryshe, Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi si dhe shumë këngëtarë të tjerë do të paraqiten para publikut shqiptar në Prishtinë. /Telegrafi/