Dua Lipa në krye të top-listave botërore (Foto/Video)
22/12/2015
Sukseset e këngëtares shqiptare, e cila po ndërton karrierë në Britani të Madhe, nuk ka të ndalur.
Bëhet fjalë për Dua Lipa, e cila ka arritur kreun e listës botërore të “Next Big Sound” të Billboard”.
Kjo në saje të këngës së saj më të re “Be The One”, transmeton Telegrafi.
Kështu së paku ka shkruar vetë këngëtarja në llogarinë personale të Instagramit.
Ndryshe, këngëtarja ka paralajmëruar projekte të reja pas arritjes së këtyre të sukseseve, të cilat do të publikohen gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/


