Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa ndihet krenare me motrën e saj, e cila u bë pjesë e kompanisë së modës "Nasty Gal"

2019/06/GettyImages-922597030-e1560352665709.jpg
322:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 21: *** EDITORIAL USE ONLY IN RELATION TO THE BRIT AWARDS 2018 *** Dua Lipa is seen onstage with her sister and brother as she accepts the British Breakthrough award at The BRIT Awards 2018 held at The O2 Arena on February 21, 2018 in London, England. (Photo by Gareth Cattermole/Getty Images)
12:"Getty Images

Është motra e një prej këngëtareve më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. Fjala është për të motrën e Dua Lipës, Rinën, e cila muaj më parë ka realizuar një fotosesion që ka joshur vëmendje.

Kjo duket se i ka sjellë edhe suksesin e radhës pasi që është bërë pjesë e fushatës reklamuese të veshjeve të adoleshenteve.

"Nasty Gal" mban emrin kompania me seli në Los Angeles të SHBA-ve, e cila merret me vajzat e reja që kanë potencial në fushën e modelingut.

Suksesit të saj i është gëzuar edhe ylli botëror, Dua, e cila është shprehur krenare për motrën. "Kujdes botë, ky është vetë fillimi i dominimit të Rina Lipës. Krenare me ty motra ime e dashur, engjëll", janë fjalët e artistes shqiptare.

Këngëtarja 23 vjeçare, ka një raport mjaft të ngrohtë me Rinën, aq sa kjo e fundit qëndron gjithnjë prapa saj.

Ndërkohë, Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore që do të jenë pjesë e video albumit të ri. /Telegrafi/