Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa mahnitëse në kopertinën e "Vogue Australia"

2020/03/dualipa_90512756_215685932975982_5087469177509591440_n-e1584801205996.jpg

Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Dua Lipa, ka pozuar së fundmi për numrin më të ri të revistes prestigjioze "Vogue", në filialin e saj në Australi.

Dua do të jetë pjesë  kopertinës së muajit prill, në të njëjtin muaj kur edhe lansohet albumi i saj më i ri "Future Nostalgia".

Ka qenë vet 24-vjeçarja ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të kopertinës së "Vogue Australia", të edicionit më të ri të muajit të ardhshëm.

Nën titullin "Dua Lipa - Zëri autentik i ikonës së re të muzikës pop", këngëtarja shqiptare do të jetë pjesë e muajit prill të kësaj reviste, në intervistën e së cilës ka folur gjerë e gjatë rreth zhvillimeve të reja në karrierën e saj, posaçërisht rreth albumit të saj të dytë.

E veshur me një kreacion ngjyrë pjeshke, me stil të viteve 80' dhe doreza të bardha në duar, Lipa duket mjaft tërheqëse në kopertinën e kësaj reviste.

"Çështja e prillit, Vogue Australi, ne e bëmë këtë ndërsa isha në Sydeny për Mardi Gras (parada e LGBTI) dhe me të vërtetë filloi javën time me ngjyra! Një nga xhirimet e mia të preferuara", shkroi Dua Lipa në Instagram.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, veçanërisht të atyre australianë që mezi presin daljen në treg të numrit të ri të kësaj reviste. /Telegrafi/