Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa mahnit fansat, vjen me dukje të re

2019/10/DuaLipadkje.jpg

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ku i mban të informuar fansat e saj lidhur me karrierën dhe përditshmëritë.

Ylli nga Kosova numëron 34.6 milionë ndjekës në Instagram, të cilët presin me kërshëri të rejat nga ajo.

Ndërsa gjatë të martës, 23-vjeçarja i ka shpërndarë disa fotografi, ku shihet se ka bërë një ndryshim në dukjen e saj.

Ajo i ka ngjyrosur flokët dhe dukja e saj e re është pëlqyer nga fansat, saqë për gjysmë ore ka marrë mbi gjysmë milioni pëlqime.

"Një epokë e re! Faleminderit për durimin tuaj", ka shkruar Dua në përshkrimin e fotografive të publikuara në Instagram. /Telegrafi/