Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa i bën dhuratë Teatrit 'Dodona'

2020/08/GettyImages-1062481050.jpg
236:"BERLIN, GERMANY - NOVEMBER 16: 'Music International' award winner Dua Lipa poses with her award during the 70th Bambi Awards winners board at Stage Theater on November 16, 2018 in Berlin, Germany. (Photo by Andreas Rentz/Getty Images)
12:"Getty Images

Teatri "Dodona" nga sot e tutje do të ketë uebfaqen e vet zyrtare, nga ku të gjithë të interesuarit rreth shfaqjeve mund të marrin informatat e nevojshme aty.

E lansimi i kësaj uebfaqe së bashku me sistemin elektronik të biletave është mundësuar nga Fondacioni "Sunny Hill", nën patronatin e artistes së famshme ndërkombëtare, Dua Lipa.

Në një njoftim zyrtar të bërë në rrjetin social Facebook, Teatri "Dodona" ka njoftuar qytetarët për uebfaqen e tyre të re, ndërsa ka falëenderuar përzemërsisht Duan dhe fondacionin "Sunny Hill" për këtë dhuratë të veçantë.

Dua Lipa (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

"Jemi shumë të lumtur që po e lansojmë uebfaqen e re të Teatri të Qytetit të Prishtinës Dodona dhe ju ftojmë ta vizitoni atë deri në takimin e ardhshëm në skenën tonë.Kjo uebfaqe, sistemi elektronik i biletave, të cilin e kemi lansuar në shtatorin e vitit të kaluar si dhe dizajnet e bukura me njoftime për shfaqjet tona, që i kemi postuar përgjatë tërë vitit të kaluar, janë pjesë e donacionit në vlerë prej 5,000 EUR nga Fondacioni Sunny Hill.Falënderojmë përzemërsisht Fondacionin Sunny Hill dhe patronen e këtij festivali, të mrekullueshmen Dua Lipa, për këto dhurata të bukura.Poashtu e falënderojmë agjencinë e marketingut digjital - Digital Republic, që me shumë mjeshtëri e finesë e ka bërë realizimin e këtyre produkteve për Dodonën", shkruhet në njoftimin e faqes së Teatrit "Dodona" në Facebook. /Telegrafi/