Dua Lipa dhe Bella Hadid shfaqen me shumë stil së bashku, marrin pjesë në festën e ditëlindjes të vajzës së Gigi dhe Zayn Malik
Vajza e Gigi Hadid dhe Zayn Malik ishte e rrethuar me dashuri në ditëlindjen e saj të parë, në festën të cilën kishte një kod të veshjes.
Tezja e saj supermodele, Bella Hadid, dukej e mahnitshme në xhaketë të bardhe, bluzë të shkurtër me ngjyrë të zeza dhe një fund treçerekëshe me ngjyra kuq e bardhë, shkruan DailyMail.
Modelja kompletoi dukejn me një palë çizme të gjata të zeza, syza dielli dhe një qafore, teksa u pa duke arritur në banesën e Gigi Hadid në New York.
Bella ishte e shoqëruar nga mikja e saj, këngëtarja Dua Lipa, e cila është në lidhje me vëllanë e saj dhe Gigit, Anwar.
Lipa dukej joshëse në veshjen e saj dypjesëshe, e përbërë nga një xhaketë me mëngë të gjata dhe një mini-fund. Dua kombinoj kostumin me një palë çorape të bardha dhe këpucë të zeza.
Anëtarë të shumtë të familjes së Khai gjithashtu u panë duke shkuar drejt tubimit festiv.
Në të ftuarit ishte më e madhja nga vëllezërit dhe motrat Hadid, Alana Hadid, 36 vjeç, e cila solli qenushin e saj të vogël të zi në festën familjare.
Motra e madhe dukej me shumë stil në një këmishë të zezë me mëngë të shkurtra me prerje të mesme që tregonte dekoltenë e saj të përshtatur me pantallona shumëngjyrësh.
Mohamed Hadid, 72 vjeç, baba i pesë vëllezërve e motrave Hadid dhe gjyshi i Khai, gjithashtu u shfaq për ditëlindje.
Nëna e Gigi, Yolanda Hadid, 57 vjeç, ishte gjithashtu e pranishme për këtë aheng të familjes së famshme. /Telegrafi/


