")
Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa 28 milionë klikime në një javë, feston suksesin me një fotografi në Instagram (Foto/Video)

2018/01/dua-2.jpg

Këngëtarja Dua Lipa javën e kaluar solli projektin e saj më të ri "IDGAF".

Kënga u prit mirë nga publiku, dhe në vetëm pak ditë pas publikimit, ka arritur të shënojë shifra të larta klikimesh në kanalin YouTube.

Plot 28 milionë është shifra e arritur në YouTube me këngën "IDGAF", gjersa këtë gëzim Dua e ka shprehur përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet me gjuhën jashtë pranë një statuje me gishtin e mesëm.

"28 milionë në një javë (Nëse ende nuk e keni klikuar këngën time, e gjeni në linkun e biografisë sime në Instagram)" (sic.), ka shkruar Lipa.

E njëjta vazhdon të jetë shumë e kërkuar në tregun ndërkombëtar, duke duket se vitin 2018 e ka nisur mbarë me projekte, të cilat po rezultojnë të suksesshme. /Telegrafi/