Please enter at least 3 characters.

Driton Kuka pas triumfit të Distria Krasniqit: Kosova gjithandej në Kinë, shqiptarët krenar me ty

2019/12/distria-3.png

Driton Kuka ia ka uruar në mënyrë të veçantë fitimin e medaljes së artë xhudistes, Distria Krasniqi.

Distria Krasniqi ka mposhtur me ippon mongolezen Narantsetseg Ganbaatar për të fituar medaljen e artë në Mastersin e xhudos, që po mbahet në Qingdao të Kinës.

Ky triumf i xhudistes pejane në një vend që nuk njeh pavarësinë e Kosovës, si Kina, e ka bërë krenar trajnerin e saj, Driton Kuka.

Kuka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t'ia uruar triumfin Distrias, e cila sipas tij i ka bërë krenar shqiptarët gjithandej botës.

Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës: Pak vëmendje ju lutem ...Kosova gjithandej në Kinë ...Urime e arta Distria!Dhuratën më të bukur të ditëlindjes ja dhurove vetes me djersë e mund por jo vetëm.,Shqiptarët në mbarë Botën krenar me ty!Treneri në veçanti/Telegrafi/