Drita humbet dy penallti dhe në fund edhe përballjen ndaj Malishevës
13/04/2025
Malisheva ka mposhtur Dritën me rezultat 1-0, në kuadër të javës së 28-të të Superligës së Kosovës. Ndeshja me shije evropiane u zhvillua në ‘Liman Gegaj’ të Malishevës, ku kjo përballje solli gjithçka.Malisheva mori epërsinë në fundin e pjesës së parë, kur Besnik Ferati i dha epërsinë vendasve për 1-0.Me të filluar pjesa e dytë, Drita fitoi penallti, ku Besnik Krasniqi mori përsipër që të gjuajë, por Ilir Avdyli priti gjuajtjen e tij.Pak u mbyllur ndeshja, sërish Drita fitoi edhe një penallti, sërish gjuajti Krasniqi, i cili kësaj radhe qëlloi shtyllën.Malisheva në fund mori një fitore të madhe, që ua ruan pozitën e tretë me 47 pikë, ndërsa Drita ka dhjetë pikë më shumë se Ballkani, 60 sosh, në vendin e parë. /Telegrafi/


