Please enter at least 3 characters.

Drita frenohet në Prishtinë

2016/01/f.1024134838886_210.jpg

Kryendeshjen e javës fitoi Prishtina e cila pos që ia shkaktoi humbjen Dritës riktheu pozitën e liderit në tabelën e klasifikimit.

Në këtë kaptinë u shënuan tri gola dy nga nikoqirët dhe një nga mysafirët (2:1). Prishtina me meritë fitoj këtë duel ndërsa Drita dëshmoj se jo rastësisht ishte skuadër deri dje e pamposhtur.

Derbin e skuadrave mitrovicase e fitoi Trepça’98, e cila mundi Trepçën me rezultat 2:1. Takimi ishte cilësor dhe mbi të gjitha korrekt.

Besa dhe Liria në këto xhiro të fundit po japin sinjale të këndelljes. Pejanët mposhtën Lepencin ndërsa prizrenasit Drenicën. Humbje pësuan në terrenin e tyre Kek-u nga Vëllaznimi dhe Gjilani nga Hysi. Pas këtyre humbjeve pozita e këtyre skuadrave keqësohen edhe më shumë.

Rezultatet

Trepça-Trepça'89 1:2, Besa-Lepenci 2:0, Gjilani-Hysi 0:3, KEK-u-Vëllaznimi 0:1,
Prishtina-Drita 2:1 dhe Liria-Drenica 2:1.

Tabela

NrSkuadraNdeshjeFitoreBarazimHumbjeGol.Pikët
1Prishtina11 17:8 23 
2Drita11 17:7 22 
3Vëllaznimi11 12:6 22 
4Trepça'8911 17:13 19 
5Hysi11 15:12 15 
6Trepça11 12:12 14 
7Besa11 14:16 14 
8Drenica11 11:13 13 
9Lepenci11 7:10 13 
10KEK-u11 11:17 10 
11Liria11 8:17 10 
12Gjilani11 8:18 

Në xhiron e 12-të, e cila zhvillohet më 29-30 tetor prej orës 14:00 takohen: Trepça'89- Drenica, Liria-Drita, Prishtina-Vëllaznimi, KEK-u-Hysi, Gjilani-Lepenci dhe Besa-Trepça. /Telegrafi/