Drita arrin të shënojë me Besnik Krasniqin, dërgon ndeshjen në vazhdime
15/08/2024
Drita i ka mbyllur 90 minuta në epërsi prej 1-0 ndaj Audas në ndeshjen kthyese të fazës së tretë eliminatore të Ligës së Konferencës. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave u mbyll me fitoren e letonezëve me rezultat 1-0 dhe me rezultat të përgjithshëm prej 1-1, dy skuadrat do ta kërkojnë fituesin në vazhdime. Të besuarit e Zekirija Ramadanit luajtën në pjesën e parë një lojë mjaftë të kujdesshme, duke mos i lejuar mysafirët të rrezikojnë portën e tyre.
Deri në fund të kohës së rregullt nuk kishte më gola dhe skuadrat do të kërkojnë në vazhdime fituesin. /Telegrafi/


