"Dresi me numër 6”, Sheremet Isufi tregon historinë interesante me trajnerin legjendar, Emin Ajvazi
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte ish-sulmuesi i njohur kosovar, Sheremet Isufi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Ndër të tjerash, Isufi ka rrëfyer edhe një histori tejet interesante me trajnerin legjendar, Emin Ajvazi.
“Mirë, super kemi kaluar edhe pritja atje ka qenë e mirë, ka qenë trajner Emin Ajvazi, ‘Capello’ që i thonim ne”.
“Është interesant se njëfarë fanelle me numër 6 ai e ka pasur mërzi. Numrin 6 e ka pasur mërzi. Edhe tash shkuam në përgatitje në Maqedoni”.
“Kur shkuam atje hymë të luajmë një ndeshje miqësore, tash këta ekonomat e kishin ditur, por ai mua më ka respektuar”.
“Kur i morëm fanellat unë nuk po kërkoja numër dhe ai ma dha fanellën me numër 6, unë e vesha, vetëm lojë miqësore”, ka rrëfyer mes tjerash Isufi.
Episodin e plotë me Sheremet Isufin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/


