Please enter at least 3 characters.

Drejtori sportiv i Sparta Pragës, Tomas Rosicky: Albion Rrahmani ka potencial të madh

2024/08/456091365_1028747025925299_3721551620284434834_n.jpg
31:"David Lejček - AC SPARTA PRAHA

Drejtori sportiv i Sparta Pragës, ish-futbollisti i njohur, Tomas Rosicky, ka folur për sulmuesin e Kosovës, Albion Rrahmanin, i cili është nënshkrimi më i ri i klubit të njohur çek.  Legjenda e Çekisë, Rosicky, ka thënë se Rrahmani ka potencial të madh. “Albioni ka potencial të madh të zhvillohet edhe më shumë. Ai mund të jetë shumë produktiv, siç e dëshmojnë statistikat e tij në dy sezonet e fundit”.

“Ne besojmë se ai do të vazhdojë të përmirësohet dhe do t’i përshtatet stilit të lojës tonë”, ka thënë ish-mesfushori i Borussia Dortmundit, Arsenalit dhe Sparta Pragës. Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani të hënën është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i skuadrës çeke, Sparta e Pragës.

Rrahmani u transferua nga Rapidi i Bukureshtit për 5 milionë euro, ndërsa te klubi çek gjen emra si Ermal Krasniqit, Indrit Tucit dhe Qazim Laçit, që janë pjesë e këtij klubi. /Telegrafi/