Please enter at least 3 characters.

Drejtori sportiv i Galatasarayt nuk e mohon kalimin e Snajderit te Milani

2016/11/163578280.jpg
273:"GELSENKIRCHEN, GERMANY - MARCH 12: Wesley Sneijder of Galatasaray reacts during the UEFA Champions League round of 16 second leg match between FC Schalke 04 and Galatasaray AS at Veltins-Arena on March 12, 2013 in Gelsenkirchen, Germany. (Photo by Lars Baron/Getty Images)
12:"Getty Images

Pas fjalëve të Wesley Sneijder se do dëshironte të kalonte te Milani, mediat e mëdha kanë ngritur hipoteza të ndryshme se kjo mund të ndodh.

Rreth saj ka folur edhe drejtori sportiv i Galatasarayt, Cenk Ergun, për mikrofonat e TuttoMercatoWeb.

"Milan për Sneijderin? Kam lexuar shumë rreth Wesleyt, ajo që mund të them është se ai është një lojtar i madh dhe gjithmonë ka interesim për atë nga e gjithë botë”.

“Është i lumtur Galatasaray dhe ne jemi të lumtur me atë, por në futboll nuk i dihet kurrë. Kur të vjen oferta do të shikojmë. Ai është shumë i çmuar për skuadrën tone, por e përsërisë, të dy palët jemi të lumtur ".

“Depay? Nuk ka agjente konkrete, është një emër që e kanë krijuar mediat pasi e kemi trajnerin holandez”, ka thënë Ergun. /Telegrafi/