Drejtori i Termokos-it merr 3.740 euro pagë për muajin mars
14/04/2014
Janova 2.640 euro i ka marrë për performancën e mirë të treguar në punë, kurse 1.100 euro pagë mujore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pavarësisht që kjo ndërmarrje publike ka disa vjet që merr subvencione nga Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës, zyrtarët e saj flasin për menaxhim të mirë dhe të suksesshëm, ndaj edhe janë vetëshpërblyer.
Midis të shpërblyerve, përveç kryeshefit, është edhe zyrtari financiar i ndërmarrjes, Fadil Berisha, zyrtarja e auditimit, Albulena Gashi, kryetari i Bordit të Drejtorëve, Imer Hamiti. /Telegrafi/


